Arsenali zhvilloi një ndeshje të madhe dje, duke mundur Totenhemin me rezultatin 4-2. Skuadra e Unai Emeri tregoi një formë mjaft të mirë, duke dominuar ndaj “gjelave”. Falë këtij suksesi, “topçinjtë” e shohin veten në vendin e katërt , në pikë të barabarta me Totenhemin, por janë vetëm 1 pikë larg Çelsit të vendit të tretë.
Gëzimi për këtë sukses ishte mjaft i madh, me tifozët që i pritën lojtarët e tyre deri në momentin që ata dolën nga stadiumi. Normalisht që pas ndeshjes disa nga futbollistë preferuan që të largoheshin me makinat personale, por nuk e kishin të lehtë të largoheshin pa u përshëndetur me fansat e tyre.
Mateo Guenduzi ishte po aq i emocionuar sa tifozët, teksa kur po largohej fansat e tij ju futën në makinë vetëm për të ndarë festën me të. Edhe në momentin që ai largohej, mesfushori doli nga dritarja, duke rrezikuar deri diku edhe veten.
A festa de Matteo Guendouzi com os adeptos do Arsenal após a vitória sobre o Tottenham ??
(via @srslade) pic.twitter.com/5VsphheXQS
— B24 (@B24PT) December 2, 2018