PSG luan sot kundër Bordosë në transfertë dhe ekipi i Tuhel do të kërkojë fitoren e radhës në kampionat. Të 15-tën rresht dhe të 15-tën për këtë sezon në po aq ndeshje.
Kampionët e Francës nuk duan të ndalen, por kërkojnë t’i japin vazhdimësi rekordit të tyre. Nga ana tjetër, Lila i ka dhënë një “asist” ekipit kryeqytetas. Barazimi ndaj Lionit ka shpallur PSG kampione dimri në Ligue 1, katër ndeshje përpara fundit të fazës së parë.
PSG ndodhet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Lioni ka mbetur me 28 pikë në vendin e tretë. Sipër Lionit ka kaluar dhe Montpelje, që mori trepikëshin e radhës, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe duke zhytur dhe më shumë në krizë Monakon.
Një festë e vogël për PSG që në ditën e parë të dhjetorit, ndërsa Mbape me shokë do të kërkojnë fitoren e radhës kundër Bordosë, të 15-tën, si asnjë ekip tjetër në kampionatet kryesore të europës, por jo vetëm.