AEK i bën dalje, Ajdareviç shikon për skuadër të re

Astrit Ajdareviç mund të nisë që tani të kërkojë për ekip të ri, pasi te AEK-u i kanë bërë dalje. Së fundmi ai është nxjerrë edhe nga dhomat e zhveshjes prej presidentit të skuadrës greke. Lajmi raportohet nga “Sport24.gr”.

Klubi grek nuk ka në planë disa lojtarë, por sjellja është ndryshe me. Bakaseta, Lambropoulos dhe Simos, ndryshe nga mesfushori shqiptar janë lejuar të stërviten me skuadrën. Tashmë Ajdareviç duhet të zgjidhë kontratën me AEK-un.

Marrëveshja aktuale i përfundon më 30 qershor të vitit 2019. Për mesfushorin 28-vjeçar më e mira është që të largohet në një ekip ku të luajë. Në Suedi interesohen për të, ndërkohë që kanë nisur të lakohet emri i Djugardenit. Gjithsesi më parë duhet zgjidhur kontrata.

Ajdareviç këtë sezon me AEK-un është aktivizuar vetëm në një ndeshje kupe, ndërsa në kampionat vetëm është grumbulluar në tre takime. Ai iu bashkua skuadrës greke në janar të vitit 2017, ndërkohë që vjet dha kontributin e tij në fitimin e titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *