Interi ka një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Totenhemit, por zikaltërve u duhet një fitore e madh, në mënyrë që të tentojnë më pas vendin e parë. Skuadra e Spaletit ka treguar grindë në rikthimin në Champions pas një mungese relativisht të gjatë.
Gjithsesi, italianët do të kenë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e cila është programuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës. Shime Vërsaljko nuk do të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.
Mbrojtësi ka presuar një dëmtim në gju në takimin mes Kroacisë dhe Anglisë, ndaj do i duhet që ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e radhës në Champions. 26-vjeçari ka zhvilluar 6 ndeshje në kampionat këtë edicion.