Maradona “sfidon” River Plejtin: trofeu t’i jepet Bokës, të zbatohet rregullorja   

Diego Armando Maradona e ka treguar më herët se skuadra e tij e zemrës në Argjentinë është Boka Zhurnjors, me të cilën ka luajtur para se të zhvendosje në Europë. Legjenda argjentinase ka dhënë mendimin  tij në lidhje me ngjarjet e ndodhura në finalen e kthimit mes Bokës dhe Riverit.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Maradona thekson se federata duhet që të zbatojë rregulloren dhe të akordojë fitoren e Bokës në tavolinë. Duket e vështirë që diccka e tillë të ndodhë, por për ish-trajnerin e Argjentinës kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.

“Unë shpresoj që CONMEBOL të veprojë në mënyrë serioze dhe të deklarojë kampion skuadrën e Bokës. Duke lënë pas ndjenjat që kam për skuadrën e Bokës, ekziston një rregullore që duhet të zbatohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *