Kolarov iu kthehet tifozëve: Pse harxhoni frymë kot

Humbja ndaj Udinezes ka turbulluar shumë atmosferën te skuadra e Romës. Verdhekuqtë kanë fituar vetëm njëherë në pesë takimet e fundit në Serie A dhe kjo ka bërë që shumë tifozë të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre në mediet sociale. Në konferencën për shtyp në prag të takimit ndaj Real Madrid, mbrojtësi serb Aleksandr Kolarov ka folur në lidhje me këtë acarim të raporteve midis klubit dhe tifozerisë.

“Nuk kam pse t’i bëj premtime kujtdo tifozi. Kam për detyrë të bëj maksimumin në profesionin tim si futbollist, diçka që do ta bëj deri në fund të karrierës sime. Fansat tanë na mbështesin si në shtëpi dhe në transfertë, e kuptoj pse disa prej tyre janë të zemëruar, por ata duhet ta kuptojnë se nuk pak gjëra nga futbolli”, tha mbrojtësi serb.

“Mua më pëlqen shumë tenisi, por nuk kuptoj asgjë nga ai sport. E njëjta gjë vlen dhe për basketbollin. Mund të nevrikosem si një fans, por nuk e kam unë për detyrë të flas për taktikat e skuadrës. Kjo gjë nuk vlen për fansat e Romës, pasi këtu të gjithë flasin më shumë se ç’duhet për futbollin. Shumë njerëz harxhojnë frymë duke folur budallallëqe”, tha mbrojtës.

ECURIA E DOBËT – “Nuk po kalojmë një moment të mirë, por burrat dallohen në vështirësi. Unë mendoj se te Roma kemi burra dhe se mund ta lëmë pas këtë moment. I tillë është futbolli dhe mendoj se duke u treguar burra do rikthehemi te fitoret”, përfundoi mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *