VIDEO | Kastrioti i Nicës bën Laçin me zemër, Xhixha e shpëton

Vuajtje, por tre pikë për Laçin. Ka vendosur në minutat shtesë Redon Xhixha, i cili shënoi me kokë golin e fitores 2-1 për bardhezinjtë. Një ndeshje e luftuar shumë, me krutanët që rrezikuan dhe mund të kishin marrë pikë. Altiparmakovski shënoi i pari, Ymeraj barazoi. Në fund fitoi Laçi.

Në pjesën e parë Laçi kishte disi më shumë kontrollin e topit, por nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Shtubina në një rast edhe mund të kishte shënuar, por u tregua i pasaktë. Kastrioti ishte agresiv dhe kërkoi të befasonte me kundërzbritjet e bëra. Gjithsesi nuk pati asnjë gol në 45 minutat e para.

Krutanët e nisën pjesën e dytë vrullshëm dhe në tre momente rrezikuan me brazilianin Roxher. Pavarësisht se Kastrioti rrezikoi, ishte Laçi që arriti të shënonte i pari. Dragoi me kokë nisi një top për Xhixhën, ky i fundit shërbeu në zonë për Altiparmakovskin. Sulmuesi maqedonas u tregua i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Pesë minuta më pas ishte Emiljano Çela ai që iu afrua golit për Kastriotin. Selmani në momentin e fundit u bë shpëtimtar për skuadrën e tij. Gjithsesi nuk do të vononte goli. Shkodrani Ersil Ymeraj, pasi Roxher i uli një top, goditi fort dhe e dërgoi topin në trekëndësh. 1-1.

Laçi nuk u dorëzua deri në fund dhe falë këmbënguljes arriti të shënonte golin me vlerën e tre pikëve. Deliu nga e majta krosoi në zonë dhe Xhixha me kokë ia doli të mposhte portierin Kuka dhe të bënte që kurbinasit të festonin në fund.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
E diel, më 25 nëntor, ora 14:00
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI 2-1 KASTRIOTI
Shënues: 
Altiparmakovski 61′, Xhixha 92’/ Ymeraj 70′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Dragoj (Deliu 77′), Lushkja, Jonuzi, Najdenov (Eler 46′), Shtubina (Prengaj 69′), Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli. Të gatshëm: HasanbelliBushi, Pjeshka, Smaçi.
KASTRIOTI: Kuka, Husein, Shehi (Bardhi 38′), Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Puja, Atsina, Caca, T. Marku, Neziri.
KARTONË TË VERDHË: Prengaj 79′/Shehi 24, Shehu 43′
GJYQTARË: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Rejdi Zajimi, Andi Koçi.
DELEGAT: Bujar Pregja; VËZHGUES: Kastriot Xhaferraj.

 

DIREKT

92′ – Redon Xhixha realizon me kokë për Laçin, pas një krosi të Deliut

70′ – Ymeraj provon me të majtën në hyrje të zonës së Laçit, duke shënuar golin e barazimit për Kastriotin.

 

61′  – Xhixha pason saktë nga e majta, duke gjetur Altiparmakovskin në qendër të zonës, i cili me mjaft qetësi devijon topin duke kaluar Laçin në avantazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online