Sergio Ramos e ka parë veten në mes të stuhisë, pas akuzave për përdorim të substancave të ndaluara. Kapiteni i Realit të Madridit reagoi pas detajeve të publikuara nga Football Leaks, se ai rezultoi pozitiv pas finales së vitit 2017 të Champions League.
Reagimi i plotë i Sergio Ramos: “Rreth lajmeve të publikuara nga disa media, dëshiroja të sqaroja se: – Jam kundër dopingut. Nuk kam përdorur asnjëherë, nuk do të përdor asnjëherë, nuk e kam justifikuar asnjëherë dhe asnjëherë nuk do ta justifikoj çdo lloj substance të ndaluar.
– Rreth dy rasteve specifike: Malaga, prill 2018: kur mbaroi ndeshja, më kërkuan që ti nënshtrohesha kontrolleve anti-doping. Prej kohës së pakët për udhëtimin e kthimit, zyrtari më la kohën që të bëja dush, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në prezencën e tij, përpara se të kryeja kontrollet, të cilat, si në çdo rast, i kalova.
Kardif, qershor 2017: mora një mjekim normal nga stafi mjekësor i klubit. Kjo çështja u sqarua dhe u zgjidh formalisht, në një letërkëmbim ndërmjet dy organizatave.
– Në karrierën time të gjatë sportive, i jam nënshtruar dhe kam kaluar me sukses, një numri të pafund kontrollesh anti-doping. Edhe në këtë rast, ashtu si UEFA, Agjencia Botërore Anti-Doping dhe Reali i Madridit kanë deklaruar, nuk ka shkelur asnjë rregull.
– Megjithë respektin për të drejtën e informimit, më duhet të mbroj të drejtat e mia me nder. Përfaqësuesit e mi ligjorë po shqyrtojnë rrugët që do të ndjekin për ato raste kur gjithçka e thënë dhe e shkruar nuk është e vërtetë, duke bërë që në këtë mënyrë të kërcënojnë reputacionin dhe të drejtat e mia”.