Prej 7 shkurtit 2014 nuk ka pasur festë në derbi për Tiranën, që fitonte 1-0 me gol të brazilianit Gilberto. Ky i fundit provoi një eksperiencë në Malajzi së fundmi, duke u shpallur kampin me Felda United. Sulmuesi brazilian ka qenë protagonist me ekipin e tij, që u ngjit në elitë.
Gilberto ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash në Malajzi, ndërkohë që tanimë është lojtar i lirë dhe mund të ishte një opsion për klubet e Superiores. Sigurisht për ofertën e duhur sulmuesi mund të rikthehej në kampionatin tonë, ku më parë ka luajtur për Tiranën dhe Flamurtarin.
“Të dashur miq, do të doja t’iu komunikoja që nuk do ta rinovoj kontratën me Felda United. Ishte kënaqësi të mbroja këtë fanellë për një vit, por është koha për të ecur përpara. Ishte një sezon i mirë dhe e lë klubin duke e ditur se dhashë më mirën për të. Në total kam luajtur 28 ndeshje, shënova 17 gola dhe kontribuova me 11 asiste. Do të doja të falënderoja klubin dhe veccanërisht tifozët”, shkruan Gilberto në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/BoaqvfdAxIA/?utm_source=ig_web_copy_link