Trezege i dha Francës trofeun e “Euro 2000” . Megjithëse me këmbën e dobët, francezit i mjaftoi vetëm një takim për të tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga Toldo. Në një intervistë për medien britanike “The Independent”, ish-futbollisti foli mbi mungesën e “bomberave” të dikurshëm në futbollin e sotëm.
GOLI I FINALES – “Ishte një gol historik. Jo vetëm për nga rëndësia, por edhe prej vështirësisë. Diçka unike, pasi ishte një gol që i faturohet më së shumti instinkt tim si sulmues”.
FUTBOLLI I SOTËM – “Është e vërtetë futbolli ka ndryshuar. Ideja e lojtarit të zonës ka humbur. Sigurisht, ka akoma sulmues të tillë si Levandovski, Kavani dhe Suarez, por sistemet e lojës kanë ndryshuar. Tani mbizotërojnë stile të tjera. Është ironike, pasi kjo ka sjellë që numri i golave të rritet”.
MESI DHE RONALDO DHE ZHDUKJA E SULMUESIT TË QENDRËS – “Lojtarë si Mesi, Nejmar, ose Rolando kanë veçori të tjera, por ata shënojnë shumë. Mesataret për ndeshje të tyre janë shumë më të larta se mesataret e golave të sulmuesve të kohës sime. Nuk ka më lojtarë si Alan Shirër ose Rus van Nistelroi. Identiteti i lojtarëve të tillë ka humbur”.
ARSYET – “Futbollistët tani kërkohen të kenë aftësi sa më të përgjithshme. Sulmuesit kthehen në mesfushorë qendre, dhe mesfushorët po kthehen në sulmues. Kjo është epoka e re futbollit. Spektakli vijon të jetë aty. Por, po humbasin ata që i quajmë “sulmuesin e racës”, kanë ngelur shumë pak. Duhet të përshtatemi me këtë lloj futbolli”.
FINALIZMI – “Është diçka instinktive. Duhet ta kesh të lindur, por stërvitja e perfeksionon. Tani kemi shembur të lojtarëve si Ronaldo dhe Mesi, që janë lojtarë të talentuar, të cilët vazhdojnë të perfeksionojnë veten. Ata janë shembur për t’u ndjekur nga çdokush që ëndërron të bëhet futbollist profesionist. Pa talenti s’do ishin kurrë në këto nivele, por pa punën e vazhdueshme s’do të arrinin kurrë të shënonin kaq shumë gola”.