Kastrioti po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat me Laçin. Trajneri Stavri Nica me futbollistë po punojnë normalisht, edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë më të mirat gjatë këtyre ditëve.
Gjithsesi krutanët nuk janë ndalur. Momentalisht ata po stërviten në stadiumin e tyre në Krujë, pavarësisht mjegullës së madhe që ka përfshirë qytetin malor. Në faqen e klubit krutan është publikuar edhe një video nga seanca e sotme stërvitore.
Kastrioti renditet në vendin e fundit në klasifikim, teksa deri më tani ka grumbulluar vetëm shtatë pikë. Krutanët kanë mposhtur në transfertë Luftëtarin, ndërkohë që javën e fundit triumfuan kundër Kamzës në shtëpi. Më parë kanë barazuar me Laçin, kundërshtarin e kësaj jave.