Shqipëri-Uells, 1-1. Po flasim për përballjen e 15 nëntorit të vitit 1995, kur kuqezinjtë luanin kundër përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar. Në fushë asokohe ishte edhe Sokol Kushta, legjenda e futbollit vlonjat.
Jo vetëm kaq, por ai edhe pat shënuar golin e parë të takimit me penallti. Realizonte që në minutën e pestë kapiteni i kombëtares, ndërkohë që Kushta e kujton kështu atë ndeshje:“Kur Uellsi lutesh me shumë forma të fituar”.
Nuk mungon edhe një koment i Edi Martinit, shkodranit të spikatur të sulmit: “Ty jo vetëm Uellsi vëlla, por edhe shumë ekipe të mëdha u mundonin të markonin në mënyra të tjera”. Replikat vijojnë, teksa vlonjate “ngacmon” sërish: “Ed, ishim mirë kur ishim keq”. Martini vetëm aprovon…