Shqipëria “humbet pjesët”, gripi largon edhe një lojtar

Tjetër largim nga kombëtarja shqiptare. Këtë herë jo për shkak dëmtimi, sikurse kishte ndodhur një ditë më parë me Berat Gjimshitin, Emanuele Ndojin dhe Egzon Binakun. Sot për arsye shëndetësore ka lënë grumbullimin Rei Manaj.

Sulmuesi i Albasetes, sikurse njofton FSHF, po kalon një gjendje gripale dhe nuk ishte në gjendje të luante në takimin e sotshëm kundër Uellsit. Manaj ishte titullar në ndeshjen me Skocinë, ndërkohë që sot pritet të luajë nga minuta e parë Bekim Balaj.

Takimi me Uellsin luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe nis prej orës 20:00. Në stadium pritet të jenë rreth 2000 tifozë nga Uellsi, ndërkohë që mbetet për t’u parë se sa do jetë numri i mbështetësve për kombëtaren tonë.

Humbja e fundit 4-0 me Skocinë, por edhe kushtet atmosferike – po bie shi dhe temperaturat janë të ulëta – do të kenë ndikimin e vet në numrin e të pranishmëve në stadium në takimin e sotëm kundër Uellsit. Gjithsesi do të ketë nga ata që do të bëjnë kilometra vetëm sa për të bërë një foto me Garet Bejl.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *