Pavarësisht se zhvilloi një ndeshje pozitive, Italia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Portugalisë. Luzitanët vazhdojnë më tej si kryesues të grupit 3, ndërsa të kaltrit e mbyllën në vendin e dytë, duke lënë pas Poloninë.
Të martën është miqësorja kundër SHBA dhe Roberto Mançini ka vendosur të bëjë disa ndryshime. Trajneri i kombëtares ka vendosur në bashkëpunim me stafin teknik dhe vetë lojtarët, të dërgojë në shtëpi 6 lojtarë. Kielinin, Florencin, Verratin, Insinjen dhe Imobilen.
I fundit është larguar dhe Lorenco Pelegrini, i cili është dëmtuar dhe është detyruar të largohet nga grumbullimi i kombëtares. Mançini dëshiron të provojë lojtarë të rinj kundër kombëtares amerikane dhe t’iu japë besimin e duhur atyre.