Një lajm i mirë për tifozët e Juventusit vjen nga Portugalia. Siç citon “A Bola”, bardhezinjtë kanë arritur akordin për të transferuar në Torino, Grimaldon, mbrojtësin e majtë të Benfikës. Drejtues të Juves kanë ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarit dhe janë bindur për cilësitë e tij.
23-vjeçari spanjoll është një lojtar i talentuar, ka si menaxher Horge Mendez, menaxherin e Kristiano Ronaldos dhe Kanselos, është një produkt i Barcelonës dhe ka zhvilluar rreth 80 ndeshje me Benfikën.
Grimaldo ka patur shumë oferta, me shumë klube angleze të interesuara për të, por ai ka zgjedhur Juventusin. Ai shihet si një alternativë e Aleks Sandros dhe do të mbërrijë në verë në ekipin torinez. Në Portugali janë të sigurt që Grimaldo i ka dhënë fjalën Fabio Paratiçit, drejtorit sportiv të Juventusit, dhe ai e ardhmja e mbrojtësit të Benfikës është Juventusi.