Kristian Panuçi ka afruar në kombëtare një tjetër sulmues. Duke parë problematikat para ndeshjes me Skocinë, tekniku italian ka marrë nga Shpresat Albion Ademin. Sulmuesi 19-vjeçar ishte grumbulluar me Shqipërinë U21 për miqësoret me Maltën, por e ka lënë grumbullimin.
Kështu, veç Manajt e Bekim Balajt, Panuçi tashmë do të ketë edhe një tjetër sulmues në dispozicion. Ademi është pjesë e Inter Turku në Finlandë dhe sezonin e fundit ka arritur të shënojë 4 gola.
Ai është aktivizuar në 25 ndeshje, 15 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Ky është grumbullimi i parë me Shqipërinë e madhe, ndërkohë që më parë ka luajtur me Finlandën U17 dhe U19.
Kjo është lëvizja e dytë në hyrje për sot, pasi Elhan Kastrati është ftuar për të zëvendësuar Alban Hoxhën. Ermir Lenjani ka lënë grumbullimin dhe për momentin nuk ka ndonjë emër për ta zëvendësuar.