Kristian Panuçi foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Skocinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, por dhe sfidën me Uellsin. Trajneri italian komentoi zgjedhjet e tij për këto ndeshje. I qeshur dhe jo shumë i nervozuar siç kishte ndodhur më parë.
Ju gëzon fakti se Grezda, Kaçe, Gjimshiti etj po kalojnë një moment të mirë duke shënuar dhe duke luajtur mirë?
Pa dyshim që jam i kënaqur që Grezda e Kaçe kanë gjetur atë motivim për ndeshjen e ardhshme. Grezda është shumë më mirë se një muaj më parë dhe presim që të jenë së bashku me ekipin me entuziazmin e tyre.
Jeni penduar që e thirrët Loret Sadikun?
Lidhur me Sadikun, unë e kisha grumbulluar, e kisha thirrur për këto dy ndeshje. Më ka nisur mesazh dhe kam kontaktuar me të. Më tha se nuk ndihej në 100% dhe ka pasur disa probleme. Pasi më tha këtë gjë, i thashë që të mos bashkohet në këto ndeshje, nëse nuk është në formën e tij më të mirë. Më pas thirra Kaçen, pasi edhe Ramadani pati një dëmtim. Sadiku është pjesë e planeve tona për të ardhmen.
Çfarë duhet të bëjmë ndryshe këtë herë që të marrim rezultat pozitiv ndaj Skocisë?
Sa i përket ndeshjes me Skocinë, e merituam humbjen, sepse nuk luajtëm mirë dhe vuajtëm agresivitetin e kundërshtarit. Këtu do të jetë ndryshe, pasi luajmë mirë si pritës. Me Izraelin luajtëm mirë, por nuk morëm rezultatin që pretendonim. Kemi pësuar 3 gola në goditjet standarde, me gabime fëmijërore. Më duket sikur merrem me një skuadër të shurdhër, ku duhet të përsëris të njëjtën këshillë gjatë gjithë kohës.
Sa të vështira janë llogaritë në grupin tonë?
Është shumë e rëndësishme për ne kjo ndeshje. Duhet të shënojmë gol dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të kemi nivelin e lojës që nisëm me Izraelin. Luajtëm më mirë edhe se fitorja me Turqinë. Nuk mjafton kjo që po bëjmë, duhet të jemi më të egër në lojën e fushës, pasi ekipet në Europë janë të egra dhe oportunistë dhe nuk duhet t’i shpërdorojmë raste që na krijohen.
Si mund ta ndryshojmë këtë skuadër “të shurdhër”?
Edhe pse kemi më shumë se 1 vit që nuk grumbullojmë një ekip të konsoliduar, kemi gjetur lojtarë si Uzuni dhe Grezda, të cilët janë në formë. Skocia ka mungesa, si kapiteni. Ata mund të luajnë dhe me 4-4-2, por ne do mundohemi të përshtatemi. Basha dhe Hysaj janë të skualifikuar, ndërsa Veseli nuk aktivizohet. Izraeli luajti shumë mirë dhe mori fitore, ne luajtëm mirë ndaj Izraelit dhe them se kemi shanse reale për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë një fitore.
Si ka mundësi që një lojtar si Kaçe është një alternativë e 26-të?
Duke parë minutat që ka çdo lojtar, në rastin e Kaçes ka një mosaktivizim në 5 ndeshjet e fundit në mënyrë konstante. Në këndvështrimin tim, çështja nuk është Kaçe. Nuk duhet të themi se thirret dikush, dhe pse nuk vjen ai tjetri. Kajën nuk e mora, sepse nuk është aktivizuar. Unë shoh minutat se sa luajnë në ekipet e tyre.
Sa e rëndësishme është ndeshja me Skocinë për Panuçin dhe projektin e tij në Kombëtaren shqiptare dhe votëbesimin nga Federata?
E rëndësishme është të fitojmë ndeshjen. Sa i përket komunikimit, unë flas qetë me ta. Nëse humbasim me ta do të bëhet e vështirë për të gjithë, për ekipin, për mua, për tifozët dhe futbollin në tërësi. Rezultatet janë përgjegjësia ime. Nëse shohim ndeshjet e fundit, kemi bërë gola dhuratë dhe kualifikimin ua kemi bërë ne dhuratë kundërshtarëve.
Mungesa e vazhdimësisë…
Duke kujtuar ndeshjet me Ukrainën dhe Kosovën kemi pasur 12 mungesa, 7 prej të cilëve ishim pushim. Me këto mungesa në mars ne duam t’iu rikuperojmë si Sadiku, Roshi. Nëse kemi probleme me lojtarët do të reflektohet dhe në Kualifikueset e Europianit. E konsideroj të padrejtë që të kërkohet fajtori te unë duke parë që kemi pasur kaq shumë mungesa. Kemi sërish mungesa. Kemi kapur një standard. Bëmë lojë të mirë me Izraelin dhe do të vijojmë sërish.
Çfarë duhet të ndryshojmë?
Unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët dhe do ta bëj këtë gjë edhe në vazhdim. Do u përshkruaj rëndësinë e kësaj ndeshje, pasi mund të luajmë në gjysmëfinale, nuk duhet harruar. Duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje. E theksoj se ne duhet të flasim jo vetëm në stërvitje por dhe në fushë e më pas të shurdhohemi në fushë. Mund të pyesni Bulkun që unë i them se është shumë e rëndësishme që të kemi komunikim me lojtarët, për të mos më rënë mua të gjitha fajet, edhe pse unë jam mësuar ardhshme që t’i marr përsipër.
Cili është shqetësimi më i madh para kësaj ndeshje?
Në vijim të stërvitjes dhe taktikave tona me Izraelin funksionoi skema. Komunikimi është problemi më i madh, flas për atë që japim në fushë. Është bërë problem shiriti i kapitenit. Është çështje autoriteti dhe pranimi nga lojtarët e grupit. Nuk kanë rëndësi emrat ne veçanti. Ai duhet të karikojë lojtarët, duhet të jetë si lider. Nuk duhet të jetë si me Izraelin kur goditëm 29 herë dhe nuk bëmë asnjë gol, ndryshe nga kundërshtari që shfrytëzoi rastet. nuk duhet të konsiderohet sjellja ime si diktatoriale, por si një përpjekje për të ndihmuar grupin. Nuk duhet harruar që në ndeshjen me Norvegjinë u ndëshkuam nga një goditje këndi. U them lojtarëve të komunikojnë në fushë. Jemi stërvitur në goditjet standarde dhe do e rris angazhimin, pasi nuk kanë mjaftuar 30 minuta.
Si qëndron e vërteta e Mavrajt…
Nuk është kushtëzim, apo problem nga ana ime. Është problem i Federatës Greke, pasi është FIFA që cakton datat dhe përkon me grumbullimin e Kombëtareve.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për ndeshjen e radhës?
Bëmë një ndeshje të mirë me Izraelin dhe isha i bindur që do bënim atë paraqitje. Uroj që sulmuesit të arrijnë të zhbllokohen dhe të shënojnë. Grezda bëri një ndeshje të mirë, Uzuni ka shënuar po ashtu disa gola, por varet dhe nga lojtarët. Nuk mund të bëj parashikime, por pritshmëria është e lartë.
Mund të jetë një pikë kthese kjo sfidë, por nëse ndodh e fundit çdo të ndodhë?
Gjëja më e rëndësishme është që rikuperimi i lojtareve është në rrugën e duhur. Kemi 25 lojtarë nga të cilët shumica, apo disa prej tyre nuk luajnë. Ky është problem më vete. Punën që bëj e bëj me pasion dhe devotshmëri. Jam komentuar si i ashpër dhe jam munduar që të bëjë hapa pas, por performanca dhe puna për skuadrën është parësore.
Në mungesë të Hysajt mund të luajmë me tre pas?
Nuk do të luajmë me tre, nuk e kam si opsion. I kemi kandidaturat për të zëvendësuar Hysajn. Kemi Veselin, Balliun, por kemi përgjigje joprofesionale nga Metzi për këtë të fundit. Nuk e dimë nëse do të vijë apo jo, pasi klubi do njoftim 14 ditë para. Sipas situatës do të vendosim nëse do të ftojmë dikë tjetër apo jo.
Mund të ishte momenti që të rikthehej Ajeti dhe Qaka, duke qenë se kanë minuta?
Qaka duhet të ketë rritje profesionale, për të qenë në arenën ndërkombëtare me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ju duket i besueshëm arsyetimi i Sadikut?
Unë kam biseduar me të dhe është e pamundur nëse më gënjen apo jo. E kuptoj se mbase nuk e ka menduar rëndësinë e të luajturit me Kombëtaren. Ka dallim mes klubit dhe Kombëtares. Nëse preferon të ekspozohet me ekipin e tij është tjetër gjë. Do bëja të pamundurën, po të isha unë. Ai nuk ka thënë jo, do e mendoj më tha. Nëse do isha unë në vendin e tij do gjeja dhe mënyrën më absurde për t’u bashkuar me Kombëtaren.
Çfarë po ndodh me Cikalleshin?
E kam thirrur kur ka qenë në formë. Ka një mangësi aktivizimi. Kur ka qenë mirë e kam grumbulluar.