Murinjo provokon tifozët e Juves: Më ofenduan!

Ndoshta Mançester Junajtid nuk po luan ndonjë futboll fantastik, por Zhoze Murinjo mbetet një personazh i jashtëzakonshëm  i cili dhuron spektakël jashtë fushe.

Pas gjestit me prangat, pas vrapit legjendar në fushën e Camp Nou që po lagej, një tjetër imazh përfshihet me galerinë e trajnerit portugez.

Pas përmbysjes së bujshme ndaj Juventusit, që në ato Rino nuk mundej prej 8 vitesh në grupet e Champions League, Murinjo priste me padurim që të dëgjonte fishkëllimën finale, sepse i duheshin 3 pikët, por edhe sepse fitorja vlen shumë për një interistë si ai, brenda në Torino.

Sapo mbaroi, Nou u kthye nga tifozët dhe u tregoi veshin, sikur t’u thoshte “Nuk po iu dëgjoj”. Një çlirim, një shfryrje nervash, në stilin e Special One.

 

Bonucci e Chiellini shkuan t’i kërkonin llogari por atë gjest, por Murinjo nuk i përfilli, vazhdoi spektaklin personal.

Pas ndeshjes Mou tha: “Më ofenduan për 90 minuta, unë edha këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë. Në fund të ndeshjes e bëra atë gjest, që nuk do e bëja tani, por njerëzit me ofendonin, jo thjesht si interist, por sidomos për familjen time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *