Një tjetër skandal ka përfshirë futbollin spanjoll. Andreu Subies, zëvendëspresidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (FREF), është arrestuar dhe akuzohet për përvetësim parash.
Ai ka përdorur paratë e institucionit në mënyrë të parregullt, ndërsa policia e vendit iberik, konkretisht Njësia Qëndrore e Operimit (UCO), ka nisur kontrollet në selinë e Federatës Katalanase të Futbollit, ku Subies mbante postin e presidentit.
E gjitha kjo ndodhi si rezultat i hetimeve të “rastit Soule”, që çoi në largimin dhe arrestimin e Angel Maria Vilar, gjatë kohës që ishte president i Federatës Spanjolle të Futbollit.