CR7, Maradona, Murinjo dhe Gatuzo: Ranieri flet për gjithçka

Klaudio Ranieri mbetet një emër shumë i dashur për tifozët e futbollit. Italiani ka drejtuar shumë skuadra në Itali dhe jashtë saj, nuk ka fituar shumë në karrierë, por fitimi i Premier Ligës me Leister Sitin në vitin 2016 mahniti botën dhe emocionoi miliona tifozë, duke i kthyer në legjenda Ranierin dhe djemtë e tij.

67-vjeçari ka folur për “Raitre”, duke e nisur me një krahasim mes Kristiano Ronaldos dhe Diego Maradonës. Paqe dhe respekt për Zhoze Murinjon, pavarësisht sulmeve dhe kritikave të portugezit. Një gjë “normale” për portugezin, i cili nuk ka “mëshirë” për kundërshtarët e tij, por Ranieri shfaqet si një zotëri i vërtetë. Ashtu ka qenë gjithmonë, para se të fitonte dhe pasi e ka bërë një gjë të tillë.

Në fund Milani dhe Xhenaro Gatuzo. Kuqezinjtë janë një ekip që i pëlqejnë Ranierit dhe ai mbështet dhe vlerëson punë e trajnerit.

Me ardhjen e Kristiano Ronaldos futbolli italian ka dalë nga kriza. Pak a shumë si në rastin kur Napoli mori Maradonën. Murinjo është një karakter i madh, një njeri i madh dhe një trajner i madh. Polemikat e ‘zero titujve’ janë pjesë e së shkuarës. Ai tha për përrallën e Leisterit që ‘është vetëm një kujtim i lumtur për të lehtësuar momentet e vështira’. Unë shoh nga e ardhmja dhe dua akoma të stërvis, në Itali, ose jashtë. E pranoj që të punosh në Angli është gjithmonë bukur. Milan? Kam mendim pozitiv për atë skuadër. Gatuzo po bën një punë të mirë dhe dallohet se i studion ndeshjet dhe e di se çfarë duhet të bëjë“, përfundon Klaudio Ranieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *