Në rregulloren e futbollit lejohet që lojtari të jetë njëkohësisht edhe trajner. Sigurisht, kjo është një praktikë që më së shumti shihet në futbollin amator, madje dhe atje është tepër e rrallë. Por, dikur në ka qenë kështu, të paktën në Angli.
Për arsye që s’mund të shpjegohen në ishullin britanik nuk e ka qenë e pazakontë të shikoje trajnerë-lojtarë. Rasti më i famshëm dhe i suksesshëm është ai legjendës së Liverpulit, Keni Dallglish, i cili si trajner-lojtar udhëhoqi Liverpulin drejt fitimit të Champions-it, katër dekada më parë.
Me kalimin e viteve kjo praktikë shkoi drejt zhdukjes dhe në Angli, por një klub e ka rikthyer sërish. Bëhet fjalë për klubin e Uallsallit, ekipi uellsian që militon në divizionin e tretë të futbollit gjerman ose siç njihet ndryshe “League One”. Lojtari i cili i është besuar njëkohësisht fanella dhe stoli është Rasëll Martin, ish-lojtari i Noruiç Sitit dhe i kombëtares skoceze.
?? The #Saddlers are delighted to announce the signing of Russell Martin as player-coach until the end of the season!
? https://t.co/s7k47WbGcl #WelcomeRussell pic.twitter.com/h7iWmDTkmH
— Walsall FC Official (@WFCOfficial) October 19, 2018