Javën e kaluar u konfirmua se Milani dhe Flamengo kishin arritur një marrëveshje përtransferimin e talentit brazilian Lukas Paketa tek klubi italian për shifrën e 35 milionë eurove, si dhe 10 milionë euro në formë bonusesh. Por, sipas raportimeve të medies së njohur braziliane “gloebeesporte.com”, transferimi i mesfushorit ka hapur një “luftë civile” midis zyrtarëve të Flamengos.
Presidenti i klubit insiston se marrëveshja me Milanin është mbyllur, por një tjetër zyrtar i bordit të klubit Rodrigo Dunshe, ka hapur një hetim mbi transferimin e 21-vjeçarit drejt Milanos. Sipas Dunshes kjo transfertë ka shumë faktorë që e bëjnë të dyshimtë.
Paketa ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe fakti që Milani po e blen për 15 milionë euro më pak, në një kohë kur për të janë të interesuara shumë klube është i pashpjegueshëm. Dyshimi i disa anëtarëve të bordit është se pas këtij transferimi fshihen interesa personale të presidentit të klubit.