Latif: Nuk mendoj për garën e golashënuesve, dua të ndihmoj Teutën për Europën

Amadu Latif ishte lojtari i ndeshjes me dygolëshin e shënuar përballë Kastriotit. Sulmuesi ganez është i lumtur për fitoren dhe dëshiron të japë gjithmonë maksimumin për skuadrën. Latif kryeson renditjen e golashënuesve me pesë gola, por ai nuk flet për këtë garë. Rëndësi ka të ndihmojë skuadrën për të arritur Europën.

FITORJA – “Falënderoj shokët e ekipit, trajnerin dhe presidentin, pa ndihmën e tyre nuk do të isha ‘Njeriu i Ndeshjes’. Nuk është një sukses personal i imi, por i gjithë skuadrës, sepse falë ndihmës së saj arrita të shënoj dy gola, që mbi të gjitha vlejtën tre pikë.”

GOLASHËNUES – “Shënuesi më i mirë? Nuk është ai objektivi im kryesor. Golat e mi janë për të ndihmuar skuadrën për të shkuar në kupat e Europës, si një shpërblim për besimin që kanë treguar ndaj meje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *