Amadu Latif nderon Teutën, Kastrioti mbetet i fundit

Teuta ka arritur fitoren e tretë në kampionat, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0 në “Niko Dovana”. Amadu Latif ishte heroi i bregdetarëve me dygolëshin e shënuar, që ngjit ekipin durrsak në kuotën e 11-të pikëve, ndërsa sulmuesi ganez është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me pesë gola.

Vendasit vuajtën në pjesën e parë, ndërsa e gjetën golin në minutën e tretë shtesë me anë të Latif, i cili shndërroi penalltinë e fituar në gol. Sulmuesi shënoi dhe në minutën e 63-të, duke vulosur fitoren e djemve të Bledi Shkëmbit. Tre pikësh i rëndësishëm për Teutën, që vinte pas humbjes së thellë me Partizanin, ndërsa Kastrioti i Plorit mbetet në vendin e fundit në renditje me vetëm katër pikë pas javës së tetë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta-Kastrioti 2-0
Shënues: Latif 45+3′ (pen.), 63′

 

Teuta: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Hakaj (Gjeorgievski 14′), Sidibe, Avdyli (Gashi), Kallaku, Traore (Kruja 60′), Vila, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kastrioti: Puja, Domgjoni (Çutra 45′), Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu, Shehu, Okebugu, Roxher (Taboit 65′), Bardhi (Vatnikaj 46′), Marku. Trajner: Elvis Plori

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Ermal Barushi, Redian Dobruna, Olsi Sokoli
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Arianit Lulaj
Kartonë të verdhë: Traore 57′, Avdyli 80′, Bicaj 83′, Beqja 90′ / Husein 64′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *