Roma vazhdon serinë e fitoreve, duke regjistruar suksesin e tretë me radhë në Serinë A dhe të katërtin duke llogaritur edhe atë në Champions ndaj Viktoria Plzen. Verdhekuqtë triumfuan 2-0 në fushën e Empolit, skuadër ku mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli ishte titullar.
Ndeshja u zhbllokua nga goli i N’Zonzit në minutën e 36-të, me mesfushorin që kërceu më lart se të gjithë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë nga distancë e afërt me portën. Goli i tij i parë me ekipin e kryeqytetit. Roma mund të kishte mbyllur ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, kur El Sharaui nuk shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes kundërshtare.
GOAL!
Steven Nzonzi scores his first goal for his club.@EmpoliCalcio 0 – 1 @ASRomaEN pic.twitter.com/PBeSKPWtPY
— Eleven Sports (@ElevenSports_UK) October 6, 2018
Ky episod i dha zemër Empolit, që u hodh në kërkim të barazimit, por mungesa e saktësisë e penalizoi skuadrën vendase. Fillimisht goditja e Benaser u frenua nga shtylla, ndërsa në të 58-ën Kaputo gaboi penalltinë e akorduar nga arbitri Mazoleni, me ndihmën e sistemit VAR.
Verdhekuqtë duket se i hipnotizojnë rivalët nga pika e bardhë, pasi Roma ka pësuar vetëm një gol me penallti (në janar të vitit 2018 nga Sampdoria), në katër raste kur janë shkaktuar ndërhyrje të parregullta në zonë. Sulmuesi Kaputo mund të kishte barazuar edhe në dy momente të tjera, ndërmjet minutës së 70-të dhe të 73-të, por në mënyrë të pabesueshme ai gaboi gjithçka.
Në minutën e 95-të, Roma realizoi edhe golin e dytë me Edin Xhekon. Goli i dytë sezonal për boshnjakun, që vulosi edhe suksesin e parë të verdhekuqve në trasfertë. Skuadra e Di Françeskos mori tre pikë shumë të rëndësishme dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes në Serinë A.
GOAL!@EdDzeko scores, and that must be the game to the away side.@EmpoliCalcio 0 – 2 @ASRomaEN
Subscribe here – https://t.co/QCQHgVmbUR pic.twitter.com/DvH1NqZlLS
— Eleven Sports (@ElevenSports_UK) October 6, 2018