Roberto Mançini ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Ukrainën dhe Poloninë. Italia do të luajë miqësoren kundër Ukrainës me datë 10 tetor, ndërsa me katër ditë më vonë luhet ndeshja me Poloninë për Nations League.
Trajneri i kombëtares italiane ka grumbulluar për herë të parë sulmuesin e Sampdorias Xhianluka Kaprari, ka rikthyer Xhovinkon, ndërsa mungon Mario Baloteli. Mançini ka grumbulluar dhe sulmuesin e Milanit Patrik Kutrone, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe u rikthyer me një dygolësh në sfidën me Olimpiakos në Europa League.
20-vjeçari u grumbullua për herë të parë nga Di Biaxho për ndeshjet miqësore të marsit kundër Argjentinës dhe Anglisë dhe debutoi në ndeshjen përballë kombëtares latine.
Lista e lojtarëve të grumbulluar
PORTIERË: Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino)
MBROJTËS: Françesko Açerbi (Lacio), Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhorxho Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Xhenoa), Danilo D’Ambrosio (Inter), Emerson Palmieri Dos Santos (Çelsi), Alesandro Florenci (Roma), Alesio Romanjoli (Milan)
MESFUSHORË: Nikolo Barela (Kaljari), Federiko Bernardeski (Juventus), Xhiakomo Bonaventura (Milan), Roberto Galiardini (Inter), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Marko Verrati (PSG)
SULMUES: DomeniKo Berardi (Sasuolo), Xhianluka Kaprari (Sampdoria), Federiko Kieza (Fiorentina), Patrik Kutrone (Milan), Sebastian Xhiovinko (Toronto FC), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Simone Zaza (Torino)