Astana e fortë, Vllaznia shënon një gol shprese

Vllaznia U19 nuk i ka rezistuar dot Astanës, kampiones së Kazakistanit. Shkodranët u mposhtën 3-1 në ndeshjen e parë në Uefa Youth League dhe kalimi në turin tjetër duket i vështirë. Gjithsesi kuqeblutë do të provojnë.

Skuadra e drejtuar Luan Zmijani e pësoi shumë shpejt, teksa Leka shkaktoi nj penallti që u kthye në gol nga Prokopenko. Disa minuta më pas i njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë dhe pjesë e parë e takimit u mbyll me avantazhin e dyfishtë të vendasve.

Me nisjen e 45-minutëshit të dytë pati edhe një tjetër gol. Këtë herë ishte Zhakipbajev ai që shënoi golin e radhës për Astanën. Shkodranët në të 86’ humbën edhe Lekajn, i cili mori kartonin e dytë të verdhë dhe humbet kështu ndeshjen e kthimit.

Edhe pse me një lojtar më pak, Vllaznia shënoi në fund me atë të Qardakut golin që mban gjallë shpresat për kualifikim. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet një fitore 2-0 për të bërë tej dhe në Shkodër do provohet mrekullia.

UEFA YOUTH LEAGUE – TURI PARAELIMINATOR

Astana – Vllaznia 3-1
Shënues:
Prokopenko 2’ (pen.), 10’, Zhakipbajev 53’ / Qardaku 90’

Astana: Saenko Dyussembayev, Iskakov, Kairkenov (Makhan 78’ – Basmanov 94’), Karimov, Mazhit (Ilyassov 64’), Prokopenko, Sagnayev, Skvortsov, Zhakipbayev, Zhumadilov (Abdurakhmanov 94’).  (Në dispozicion: Kuryan, Pichkarev)

Vllaznia: Qarri, Hoxha, Kulla (Asllani 46’), Lekaj, Lisaj, Ndreca, Palushani, Qardaku (Mehja 94’), Rahova (Shima 74’), Repaj, Smajli. (Në dispozicion: Kovaçi, Rrasa, Sekja)

Kartonë të verdhë: Karimov 60’ / Lekaj 2’, 86’, Repaj 64’, Hoxha 93’

Karton i kuq: Lekaj 86’ (2v)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *