Shkëndija shkatërron Pehçevon në Kupë, shkëlqen Shefiti

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në Kupë pas dy ndeshjeve pa fitore në kampionat. Djemtë e Osmanit mposhtën Kit Go Pehçevon në transfertë me rezultatin e thellë 0-5. 20-vjeçari Shefit Shefiti ishte njeriu i ndeshjes me një tripletë, ndërkohë që Gledi Mici dhe Samir Fazli ishin autorët e dy golave të tjerë.

Kampionët në fuqi të Maqedonisë kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 dhe tashmë kualifikohen në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Shkëndija renditet në vendin e tretë në kampionat pas javës së tetë, me pesë pikë më pak se kryesuesit e Vardarit dhe një pikë më pak se Akademija Pandev. Ndeshja e radhës i vendos kuqezinjtë përballë Renovës në shtëpi, një ndeshje derbi, që zhvillohet ditën e shtunë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *