Silvio Berluskoni para disa ditësh zyrtarizoi blerjen përfundimtare të klubit të Monzës. Italiani gjithashtu përveç blerjes së Monzës, zyrtarizoi dhe Adriano Galianin si administrator të përgjithshëm të klubit.
Synimi kryesor i dyshes është ngjitja e Monzës deri në Serinë A, teksa momentalisht militojnë në Serinë C. Berluskoni duket se e ka marrë mjaft seriozisht rikthimin në futboll dhe ka filluar menjëherë të mendojë për përforcimin e ekipit. Ideja më e fundit e presidentit është Rikardo Kaka. Braziliani një vit më parë u tërhoq nga futbolli por duket se ish-presidenti i tij te Milan, kërkon ta rikthejë përsëri në fushën e blertë.
Kujtojmë, me Berluksonin në krye të Milanit, Kaka kaloi periudhën e tij më të lavdishme të karrierës, teksa në vitin 2007 gjithashtu fitoi dhe Topin e Artë. Siç dhe raportohet nga mediat, është diçka që mund të realizohet dhe mund të jetë më shumë se një ide rikthimi i Kakas në futbollin e luajtur.