Klubi i Flamurtarit ka reaguar pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” duke theksuar se në stafin e tyre është bërë pjesë një mjek me eksperiencë. Klubi kuqezi ka sqaruar se arsyeja pse mjeku nuk e ka shoqëruar mbrojtësi Sirgi drejt spitalit për shkak se duhet të në stadium për çdo rast tjetër ku të nevojitej ndërhyrja e tij.
“Flamurtari Football Club duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në shtypin e shkruar, shpreh indinjatën e thellë, për shpifjet e vazhdueshme dhe dashakeqe.
Në lidhje me problemin e stafit mjekësor të klubit tonë kërkojmë të bëjmë me dije se:
Në stafin mjekësor të Flamurtari F.C është ofruar z. Luan Xhelilaj, me një eksperience shumë të madhe në dhënien e ndihmës së parë, siç rezultoi edhe në rastin e dëmtimit të mbrojtësit Cristian Sirghi.
Gjithashtu kërkojmë të informojmë opinionin publik dhe më gjerë se Z. Luan Xhelilaj, nuk është dërguar nga spitali i Vlorës për të asistuar në ndeshje, por është i regjistruar në protokollin e ndeshjes nga fillimi deri në fund të saj.
Fal aftësive të tij dhe të fizioterapistit Oltjon Isai, situata e krijuar u zgjidh shumë shpejt dhe në mënyrë profesionale”.