Xhon Terri është një lojtar i lirë, por akoma nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij. 37-vjeçari vendosi të refuzonte një ofertë milionere të Spartakut të Moskës, ndërsa i është ofruar pankina e U23 të Çelsit.
Fundjavë impenjative për ish-kapitenin e “Bluve të Londrës”, i cili të premten ishte në Francë, duke ndjekur “Ryder Cup”, ndërsa të dielën ishte i pranishëm në Moskë. Ai përfitoi të shihte ndeshjen mes Spartakut të Moskës dhe Rostovit, ndërsa klubi rus e përshëndeti në rrjetet sociale.
Terri u pa të bënte disa foto me tifozë të Spartakut dhe kjo vizitë shton mundësitë e arritjes së një akordi mes tij dhe klubit. Pavarësisht se mbrojtësi refuzoi kontratën e Spartakut, ai theksoi që ka një raport shumë të mirë me drejtuesit rusë.
Gruaja dhe fëmijët ishin një nga shkaqet që ndikuan në refuzimin e ofertës së disa javëve më parë, ndërsa Terri mund të ketë ndryshuar mendje. Ai ka një ofertë dhe nga Aston Vila për të punuar si trajner dhe lojtar i ekipit, por 37-vjeçari është në dilemë dhe akoma nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij.
I sigurtë është fakti që Terri nuk ka udhëtuar tre orë me avion për të ndjekur thjesht një ndeshje të Spartakut të Moskës. Lojtari e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur dhe një sezon dhe mesa duket ai dhe klubi rus kanë provuar dhe njëherë për të arritur akordin mes tyre.
??? ?? ???????! ???? ????? ??????? @otkritiearena! ?#????????????? #????????? pic.twitter.com/9viKv1Xz9V
— FC Spartak Moscow (@fcsm_official) September 30, 2018