Ramadani “e pëson” i pari, kapiteni mungon ndaj Kamzës

Luftëtari do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në takimin e javës së shtatë ndaj Kamzës. Kapiteni i bluzinjve u ndëshkua me karton të verdhë në përballjen me Kukësin, që ishte i katërti për të në këtë edicion, ccka e detyron që ta ndjekë nga shkallët e stadiumit takimin e radhës.

Interesant fakti se Ramadani është lojtari i parë për këtë edicion që plotëson numrin e katër kartonëve të verdhë, pasi deri më tani asnjë lojtar në të 10 skuadrat e superiores nuk ka marrë më shumë kartonë të verdhë.

Ramadani është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës së Luftëtarit dhe këtë edicion ka qenë titullar në 6 ndeshjet e para dhe është zëvendësuar vetëm në sfidën e fundit me verilindorë. Ramadani luan sezonin e tij të katërt në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *