Ka lloj-lloj mënyrash për të shënuar një autogol, sepse dihet që shpesh bëhen gabime por jo si ky i Shtutgartit, këtë javë.
Autogoli i shënuar nga Shtutgarti në sfidën kundër Verderit është një ndër skenat më absurde të sezonit, për të mos thënë më shumë.
Mbrojtësi Borna Sosa kryen një rivënie anësore dhe ia hedh topin portierit Ron-Robert Ziler, i cili as e ka mendjen fare dhe zgjohet nga gjumi kur topi ishte në rrjetë.
Për fatin e Zilerit, Shtutgarti shënoi sërish dhe fitoi 2-1! Pas ndeshjes Ziler e mori me të qeshur: “Mirë që fituam, përndryshe nuk i dihej”. Megjithatë, batuta e ditës erdhi nga trajneri i Verderit, Florian Kofelt: “Ishte një moment historik në Bundesligë dhe unë, si idiot, nuk e pashë fare”.
#VFBSVW #Zieler #Sosa pic.twitter.com/z5BRhUl8si
— Benni??] (@acht10hundert48) September 29, 2018