UEFA ka shpallur vetëm pak momente më parë vendin fitues, i cili do të presë evropianin e vitit 2024. Vendet kandidatë ishin Gjermania dhe Turqia. Të dyja shtetet kishin shpallur kandidaturën e tyre që në muajin prill dhe sot bënë përsëri një prezantim të shkurtër para votimit përfundimtar.
Vendi që do të presë evenimentin do të jetë Gjermania. Gjermanët më parë kanë organizuar edhe Botërorin 2006, ku nuk arritën të shkonim më shumë së sa vendi i tretë në atë kohë. Votimi u krye nga 19 anëtarët e komitetit ekzekutiv.