Plot 19 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e së shtunës në Bundesligë. Hofenhajm dhe Dortmundi janë ndarë në barazim me rezultatin 1-1. Braziliani Xhoelinton kali vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa amerikani Pulishiç barazoi ndeshjen gjashtë minuta para fundit.
Verdhezinjtë e mbyllën sfidën më 10-të lojtarë, pas daljes me karton të kuq të qendërmbrojtësit francez Diallo, i cili bëri një ndërhyrje të parregullt si mbrojtës si fundit në minutën e 78-të të ndeshjes.
Gola dhe spektakël në Berlin, ku Herta vendase mposhti ekipin e Gladbahut, duke u ngjitur në krye të tabelës me 10-të pikë dhe një ndeshje më shumë se Bajerni i Mynihut. Boshnjaku Ibisheviç shënoi një dygolësh, ndërsa Lazaro dhe Duda ishin autorët e tjerë të golave. Miqtë shënuan me anë të belgut Hazard dhe francezit Plea, por pa arritur të shmangin humbjen.
Fitore në transfertë për Verder Bremenin dhe Frajburgut, të cilët triumfuan në fushat e Augsburgut dhe Volfsburgut. Asnjë minutë për Milot Rashicën, ndërsa Admir Mehmeti shënoi golin e vetëm për Volfsburgun.
Fitoren e parë në Bundesligë në këtë sezon arriti dhe ekipi i Nurenbergut, që mposhti Hanoverin me një dygolësh të shënuar brenda një minute.
Augsburg – Verder Bremen 2-3
(Ku Ja-Çeol 45+2’, Maks 47’/Kruze 34’, Egeshtejn 36’, Klasen 75’)
Herta Berlin – Gladbah 4-2
(Ibisheviç 31’, 63’, Lazaro 34’, Duda 73’/Hazard 29’ (pen), Plea 67’)
Hofenhajm – Dortmund 1-1
(Xhoelinton 44’/Pulishiç 84’)
Nurenberg – Hanover 2-0
(Anton 76’ (aut), Knol 77’)
Volfsburg – Frajburg 1-3
(Mehmedi 61’/Salai 7’, Petersen 21’, Franx 50’)