Detaji interesant i Vesinos, heroi i Interit ishte pranë kalimit në Spanjë!

Pasi shënoi golin deçiziv në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar përballë Lacios, që riktheu Interin në Champions pas gjashtë vitesh mungesë, Matias Vesino shënoi golin e fitores përballë Totenhemit në minutat shtesë, duke i dhuruar Interit tre pikët e para në këtë kompeticion. Mesfushori uruguaian kishte kërkesa nga disa klube të Europës, por ai vendosi të qëndronte në Milano.

Siç citon “fcinternews”, 27-vjeçari ka qenë pranë kalimit tek ekipi i Atletikos së Madridit. Spanjollët e ndoqën paraqitjen e lojtarit në Botërorin e Rusisë dhe ia bënë të qartë klubit zikaltër interesimin e tyre për shërbimet e Vesinos.

Palët ishin pranë akordit, por lojtari vendosi të refuzonte kalimin në Madrid, ashtu siç refuzoi dhe ofertën e anglezëve të Çelsit. Uruguaiani u transferua verën e kaluar nga Fiorentina tek Inter dhe është gati për të zhvilluar një sezon të madh me ekipin e Spaletit.

Nisja e mirë në Champions dhe goli i fitores ka gëzuar dhe drejtuesit, të cilët ndihen më të lumtur se kurrë me faktin që Vesino refuzoi kalimin te Atletiko Madrid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *