Kosova po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme si kombëtare dhe kjo vjen edhe për faktin se talentet e saj janë rritur nëpër Europë dhe po luajnë rregullisht në klubet përkatës.
Një prej tyre, Benjamin Kololli, shënoi sot golin e karrierës, sepse realizoi nga pika e bardhë për FC Zyrihun në Qipro, përballë AEK Larnakës, duke shënuar golin e avantazhit në sfidën e parë në grupe në Europa League.
Kololli ishte në fushë së bashku me mesfushorin e Kosovës, Hekuran Kryeziu, ndërsa festa pas golit ishte legjitime, por edhe me surprizë.
Pranë tribunës ku ishin tifozët e ardhur nga Zvicra ishte një gropë e madhe ndarëse dhe Kololli nuk e pa, duke pësuar një aksident që për fat mbeti në përmasat e komikes.
In #UEL (o #EuropaLeague che dir vogliate) gioca anche lo Zurigo. E gioca anche #Kololli, che esulta così. pic.twitter.com/HhvfSfhesy
— Edoardo Cozza (@edocozza) September 20, 2018