Mbrëmje fantastike për Mariano Diaz, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e parë të këtij sezoni me Realin e Madridit. Sulmuesi u rikthye në Madrid pas eksperiencës me Lionin dhe e ka nisur menjëherë me gol.
25-vjeçari me origjinë nga Republika Domenikane ka arritur të marrë komplimente nga dy ish-lojtarë të mëdhenj si Raul dhe Toti siç citon “Marca”.
Raul ka qenë duke kaluar nga tuneli i dhomave të zhveshjes dhe ka përfituar për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë sulmuesit. Surprizat për Diaz nuk kanë përfunduar këtu, sepse në momentin që ka qenë duke dalë nga parkimi, është takuar me Françesko Totin.
“Shënove një gol të bukur”, i është drejtuar legjenda e Romës Marianos, i cili ka përfituar për të bërë një foto me Totin.