Shqipëria U15 ka pësuar humbjen e dytë brenda pak ditëve me moshatarët e tyre maqedonas. Djemtë e drejtuar nga Eqerem Memushaj kanë humbur me rezultatin 1-0.
Sfida u luajt në Ohër, në orën 16:00, në stadiumin “Biljanini”. Goli i Maqedonisë u shënua nga Stojanovski në minutën e 66-të të ndeshjes.
Memushaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Cupi, Bajraktari, Kote, Strefaj, Ndreu, Çereni, Karaj.
Humbje e dyfishtë për Shqipërinë U15, pas asaj me rezultatin 1-2 të zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Merli Cereni.