Kristiano Ronaldo, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Valencian, automatikisht e ka humbur ndeshjen e radhës në grupet e Champions League kundër Jang Bojs më 2 tetor. Por gjithçka do të sqarohet javën e ardhshme.
Komisioni i Kontrollit të Etikës dhe Disiplinës do të mblidhet të enjten më 27 shtator dhe do të vendosë nëse do të ketë dënim shtesë për Kristiano Ronalson. Referuar rregullores, portugezi mund të dënohet edhe më shumë.
Gjithçka është në dorë të Komisionit, që nëse e konsideron agresive sjelljen e Ronaldos, e çon dënimin në 2 ose tre ndeshje, çka do të thotë se mund të humbasë njërën ose të dyja ndeshjet kundër Mançester Junajtid në grupe. Ndaj “Djajve të kuq” Juventusi luan më 23 tetor dhe 7 nëntor.
Gjithsesi ESPN raporton se është e vështirë që portugezi të marrë dënim shtesë, çka do të thotë se do të jetë në fushë në ndeshjen speciale kundër Mançesterit.
Ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se Juventusi nuk mund ta apelojë kartonin e kuq që Ronaldo mori me Valencian. Nëse do të ketë një dënim shtesë, atëherë bardhezinjve u lind e drejta të apelojnë brenda tre ditëve pjesën shtesë të dënimit.