Spikati me Laçin, lë futbollin në moshën 28-vjeçare?

Para dy vitesh mbërriti për herë të parë në Shqipëri. Tifozët, ata që ndiqnin stërvitjet e kurbinasve,  u dashuruan pas tij. Por ai ishte i pafat, pasi këputi ligamentin në një miqësore me Besëlidhjen. Më pas rikthim në Brazil dhe vjet Laçi e bindi sërish të provonte Superioren.

Flasim për Maikon Eskerdën, mesfushorin brazilian që vjet ishte pjesë e bardhezinjve dhe luajti 21 ndeshje në kampionat. E nisi me gol kundër Partizanit dhe nuk shënoi më më pas. Gjithsesi ra në sy për teknikën e tij dhe për organizimin e lojës së bardhezinjve.

Pas finales së Kupës së Shqipërisë u rikthye në Brazil. Te Laçi e pritëm këtë verë, por ai nuk e mori avionin për në vendin tonë, edhe pse ka edhe një vit kontratë. Ka sërish probleme me gjurin dhe burime të “SportEkspres.com” pranë lojtarit bëjnë me dije se me shumë mundësi e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Problemet me gjurin nuk kanë fund dhe Eskerda duket se po e humb betejën. Në Superiore i tregoi vlerat dhe pas Laçit mund të kishte mundësi të tjera për të luajtur në Europë. Gjithsesi  fati i tij duket se është shkruar ndryshe….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *