Dritë në fund të tunelit, Abrashi mund të buzëqeshë sërish!

Amri Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që e detyroi të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Dera e fundit që mesfushori kishte zbritur në fushë ka qenë më datën 10 mars të këtij viti ndaj herës së Berlinit. Abrashi la fushën e lojës i dëmtuar që në minutën e 29-të dhe që atë herë ka qenë në fazë rikuperimi.

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për lojtarin e Kombëtares kuqezi, pasi vetë ai ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se ka nisur që të ushtrohet me top. Një periudhë relativisht e gjatë dhe e mundimshme për mesfushorin, i cili ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares së Shqipërisë.

Lajm i mirë për vetë lojtarin por dhe për tifozët kuqezi, pasi për pak kohë Abrashi do të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë. Sigurisht që dëmtimi është lënë pas krahëve, por 28-vjeçari po punon që të arrijë sa më parë formën optimale.

 

View this post on Instagram

 

back on track? AA6 @scfreiburg

A post shared by Amir Abrashi (@amirabrashi) on

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *