Projekti i ri i Milanit dhe përforcimet e Interit krijuan idenë se dy skuadrat e Milanos do të bënin rolin e anti-Juventusit në këtë sezon. Por, realiteti është krejt ndryshe.
Pas startit të dobët, “Djalli” dhe zikaltërit janë shumë larg pritshmërive. Kampionët e Italisë kryesojnë me pikë të plota dhe kanë nisur arratisjen në krye.
Me ecurinë e deritanishme, Milani dhe Interi kanë regjistruar një ecuri negative. Në vitet e fundit, nuk kishte ndodhur, që duke mbledhur pikët e grumbulluara nga dy ekipet së bashku, ato të kenë diferencë të madhe nga Juventusi.
Bardhezinjtë kanë 12 pikë të plota, ndërsa ekipet milaneze nga 4 (8 pikë së bashku). Diferenca e krijuar prej startit të sezonit është një këmbanë alarmi. Nevojitet reagim i menjëhershëm, sepse Juventusi nuk pret askënd. Mbi të gjitha tani që është zhbllokuar edhe Kristiano Ronaldo.