Samuel Eto’o ka magjepsur botën me golat e tij prej thuajse dy dekadash dhe ka fituar gjithçka në nivel klubesh, përfshirë tre Champions League.
Tani, në moshën 37-vjeçare, sulmuesi kamerunas shijon vitet e fundit të karrierës duke luajtur futboll në Katar, ku vazhdon të mrekullojë.
Dje ekipi i tij Katar SC u mund nga Shahanija 3-2 dhe ishte humbja e katërt rresht, por Eto’o shënoi një gol fantastik duke shkurtuar përkohësisht rezultatin në 2-1. Klasi nuk vdes kurrë…