Në Seria A u vendos një rregull i ri, sa i përket shiritit të kapitenit, por thuhet rregullat janë bërë për t’u thyer. Gjithsesi, në rastin konkret më shumë se një thyerje të rregullores, bëhet fjalë për një përjashtim nga rregulli.
Edicionin e shkuar u nda nga jeta kapiteni i Fiorentinës, Davide Astorit. Këtë edicion, kapiteni i ri, German Pezela do të ketë shiritin e personalizuar, ndryshe nga të gjithë kapitenët e tjerë. Federata italiane vendosi që vetëm lideri i “vjolëve” të ketë një shirit të personalizuar, i cili do të mbajë emrin e ish-kapitenit që u nda nga jeta.
Një nderim ky për Astorin, i cili do të jetë prezent në fushë në çdo ndeshje të Fiorentinën. Të gjithë kapitenët e tjerë do të kenë në krah një shirit standard.