Pas barazimit kundër Francës në Nations League, Gjermania ka arritur fitoren e parë që pas Kupës së Botës, duke mposhtur 2-1 Perunë në një miqësore të luajtur në Sinshajm.
Fitorja erdhi, por me fat në fundin e takimit, sepse Shulc në minutën e 85-të gjuajti keq, por portieri peruan e bëri lëmsh, duke mos e ndalur topin dhe duke e devijuar në portën e vet.
Peruja shkëlqeu për periudha të ndryshme, duke shënuar me Advinkula në minutën e 22-të, por Brandt barazoi 3 minuta më vonë, kur mbrojtja e Perusë gaboi në largimin e topit.
Ishte mbrëmja e Shulc, i cili debutoi, ashtu si Kerer dhe Haverc, por trajneri Joakim Lëv nuk ka marrë ndonjë sinjal shpresëdhënës se Gjermania është kthyer në rrugën e duhur.