Te kombëtarja daneze nuk po arrijnë do të gjejnë paqe. Lojtarët e përfaqësueses skandinave kanë sheshuar mosmarrëveshjet me federatën, por për fat të keq një lajm tepër i trishtueshëm ka mbërritur fill pas grumbullimit të lojtarëve për ndeshjen ndak Uellsit, që do të luhet ditën e sotme në orën 18:00.
Trajneri i portierëve, Lars Hogh, është diagnostikuar me kancer dhe ka lënë menjëherë grumbullimin. Ky lajm ka ndikuar jo pak në gjendjen emocionale të skuadrës, pasi Hogh është trajneri i portierëve të kombëtares prej 11 vitesh dhe ka krijuar një lidhje shumë të fortë me të gjithë lojtarët e kombëtares.
Në mungesë të Hogh, Danimarkës i ka ardhur në ndihmë klubi i Lester Sitit, që i ka dhënë leje trajnerit të portierëvë, Majk Stouëll, t’i bashkohet përfaqësueses skandinave për përgatitjet ndaj uellsianëve.