MOSHAT | Triumfon Vllaznia, Teuta e Flamurtari nuk njohin rivalë

Kampionati i të rinjve vijon rrugëtimin. Në grupin A sot janë zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe festuar ka vetëm Vllaznia, që ka mposhtur në transfertë Internacional Tiranën me rezultatin e pastër 2-0. Në Krujë Iliria ka pritur Laçin dhe skuadrat kanë ndarë nga një pikë mes tyre. 1-1 është mbyllur ndeshja, me kurbinasit që kanë grumbulluar katër pikë në dy javët e para.

Në grupin B Flamurtari e Teuta kanë fituar sërish. Vlonjatët kanë mposhtur 3-0 Besën, kurse Teuta ia ka dalë të marrë pikët e plota me Dinamon falë një fitoreje minimale 0-1. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Shkëndija e Durrësit ndaj Elbasanit. Goleadë në Gjirokastër. Luftëtari kaloi me sukses Tomorin, në një ndeshje që u mbyll 6-3. Triumf edhe i Pogradecit, që shënoi tre herë në portën e Skënderbeut fqinj.

U19/Kategoria Superiore – Java 2

Grupi A
Internacional Tirana-Vllaznia 0-2
Iliria-Laçi 1-1
Akademia AAS-Shkëndija Tr. (Nuk u zhvillua)
Porto-Tirana (Nuk u zhvillua)
Akademia e Futbollit-Partizani (Nuk u zhvillua)

Grupi B
Luftëtari- Tomori 6-3
Flamurtari- Besa 3-0
Pogradeci- Skënderbeu 3-0
Shkëndija Dr.- Elbasani  1-0
Dinamo-Teuta  0-1

Vllaznia për paratërinj ka marrë fitoren e parë, madje në transfertë ndaj Internacional Tiranës. Katër gola të realizuar nga shkodranët, që morën pikët e plota dhe lanë pas humbjen e një jave më parë. Kukësi në shtëpi nuk ka falur Shkëndijën e Tiranës, që e ka mundur me shifrat 2-1. Fitore minimale e Briansit në derbin e prefekturës me Laçin.

Në grupin B Flamurtari e Teuta nuk falin. Durrsakët kanë triumfuar me rezultatin 0-4 ndaj Dinamos, kurse vlonjatët mundën 3-1 kampionët në fuqi të Besës. Triumf me vlera i Pogradecit. Liqenorët kanë thyer 2-1 Skënderbeu. Luftëtari nuk ka falur në shtëpi, teksa i ka realizuar tripletë Sh. S. Pepës. Fitore në shtëpi edhe për Shkëndijën e Durrësit, që likuidoi me “poker” Elbasanin.

U17/Kategoria Superiore – Java 2

Grupi A
Internacional Tirana-Vllaznia 0-4
Kukësi- Shkëndija Tr. 2-1
Brians-Laçi 1-0
Porto-Tirana (Nuk u zhvillua)
Akademia e Futbollit-Partizani (Nuk u zhvillua)

Grupi B
Luftëtari- Sh.S.Pepa 3-0
Flamurtari- Besa 3-1
Pogradeci- Skënderbeu 2-1
Shkëndija Dr.- Elbasani  4-0
Dinamo -Teuta 0-4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online