Diego Armando Maradona para pak kohësh shprehu hapur zhgënjimin e tij se pse mediat nuk e konsideronin kandidat për të marrë drejtimin e Argjentinës. Legjenda e futbollit botëror e ka drejtuar edhe më parë kombëtaren e tij, por nuk pati sukses.
Gjithsesi sërish ka dëshirë të trajnojë dhe së fundmi raportohet se do të drejtojë në Meksikë. Maradona do të zëvendësojë Françisko Gamez në stolin e Dorados, klub që garon në ligën e dytë.
Kur janë luajtur gjashtë javë kampionat, Dorados Sinaloa renditen në vendin e 13-të në kampionat. Së fundmi Maradona ishte shpallur president honorfik në Bjellorusi te klubi i Dinamos së Brestit. Gjithsesi duket se është gjetur marrëveshja dhe argjentinasi rikthehet të bëjë trajnerin.
¡Bienvenido Diego al Gran Pez! ?#HazlaDePez #HazlaDeDiez pic.twitter.com/JeI92ALJcL
— Dorados (@Dorados) September 6, 2018