Nga Milani te Lamia, odiseja e një talenti që nuk u rrit kurrë

Si mund të kalosh nga Milani te Lamia në Greqi, kur deri para pak kohësh konsideroheshe “Mesi i Marokut”?

I ka ndodhur 20-vjeçarit Hashim Mastur, i cili mbrëmjen e së martës e ka parë veten duk firmosur një kontratë me klubin modest grek, ndoshta i vetmi në botë që i ofronte 200 mijë euro në sezon dhe shumë minuta.

Para 6 vitesh Milani e bleu për gjysmë milioni euro dhe Mastur u bë fenomen i rrjeteve sociale, pasi qarkulluan videot e tij fantastike duke dhuruar spektakël me topin. Reklamë me Nejmar, shpresa të mëdha, debutim që fëmijë me kombëtaren e madhe të Marokut, por vetëm kaq, koha u ndal në vitin 2015.

Prej tre vitesh Milani është munduar t’i gjejë vendin e duhur për të shpërthyer, por nuk bëhet fjalë dhe këtë verë gjithçka ka marrë fund. Mastur përfundon në Greqi, është shansi i fundit. Ose i parafundit, sepse është gjithnjë gati Shqipëria, aty ku këtë verë gjeti strehë një tjetër fenomen si Oduamadi, prej vitesh pjesë e Milanit, por i padukshëm, si një fantazmë e epokës Berluskoni, që nuk pranonte të ndryshonte shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *